Flick thërret Alex Campos, kapiteni i “La Masia” është grumbulluar për PSG-Barça

Alex Campos është talenti i radhës që promovon Hansi Flick. Trajneri gjerman ka grumbulluar ditën e sotme mbrojtësin e talentuar spanjoll për transfertën në Paris.
18-vjeçari është promovuar pasi skuadra katalanase ka probelme në mbrojtje pasi janë dëmtuar lojtarë si Eric Garcia dhe Jules Kounde.
Campos arriti që të stabilizohej në formacionin e parë të Barça Atlètic vitin e kaluar pasi u vlerësua për nivelin e treguar në ekipin e të rinjve nga trajneri Juliano Haus Belletti. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




