Programi Botëror i Ushqimit: Mungesa e fondeve ul ndihmën ushqimore në Gazë

Botë | 2 orë më parë

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se mungesa e theksuar e financimit e ka detyruar të ulë ndihmën ushqimore në Rripin e Gazës me rreth një të tretën.

Ky vendim lë rreth 500 mijë persona pa mbështetjen e përmuajshme ushqimore.

Përfaqësuesit e agjencisë bënë të ditur se nga ky muaj do të mbështesin 1.1 milion banorë në Gaza me ushqim dhe ndihmë financiare, nga 1.6 milion që mbështeteshin muajin e kaluar. Ndihmat ushqimore janë përgjysmuar.

Familjet që merrnin ndihmë ushqimore tashmë do të marrin vetëm një paketë ushqimore në vend të dy, si dhe një çante më të vogël me miell gruri.

Numri i ushqimeve të ngrohta ditore për ata që nuk kanë mundësi të gatuajnë është ulur nga 250,000 në 150,000. Familjet në zonat ku arrihet më me vështirësi tani marrin ushqim të ngrohtë vetëm çdo dy ditë.

PAM ka reduktuar gjithashtu vlerën e mbështetjes financiare për 75,000 familje.

“Këto shkurtime vijnë në një kohë kur dimri po afrohet dhe përmirësimet e fundit modeste në sigurinë ushqimore mbeten tejet të brishta” u shpreh agjencia e OKB-së në një deklaratë zyrtare.

Armëpushimi në Gaza dhe rindërtimiArmëpushimi i arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së kërkonte rindërtimin e territorit.

Sidoqoftë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, është bërë shumë pak progres drejt zbatimit të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit, e cila përfshin kushtet për çarmatimin e Hamasit dhe tërheqjen e trupave izraelite.

Zv.Drejtori Ekzekutiv i PAM-it, Carl Skau, deklaroi për Reuters gjatë qëndrimit në Gaza se “jemi një vit pas marrëveshjes së këtij armëpushimi. Mirëpo, jeta këtu mbetet brutale. Nuk ka strehim të duhur. Nuk ka shërbime bazë. Nuk ka siguri. Këto shkurtime po ndodhin pikërisht ndërsa po përballemi me dimrin e katërt. Unë i kam kaluar dimrat këtu dhe janë absolutisht brutalë”

Skau i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare: “Ajo që i mezi i themi botës tani është se kjo nuk është koha për të larguar vëmendjen. Kjo është koha për t’u ngritur në lartësinë e detyrës për të mbajtur këtë mbështetje, për të mbrojtur progresin e bërë, por edhe për të shtyrë përpara rimëkëmbjen e hershme”

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme