Numrat “djegin” Spalletti-n, më keq se Tudor! Juventusi i beson, por për momentin

Shifra të pamëshirshme këto të këtij fillimi sezoni për trajnerin e bardhezinjve. Një vit më parë kroati kishte marrë një pikë më shumë.
Numrat e Juventusit të këtij fillimi të sezonit flasin qartë: 11 pikë në 7 ndeshje, me 2 humbje të pësuara (ndaj Lazio-s dhe Sassuolo-s). Skuadra bardhezi që tani është 8 pikë larg dyshes kryesuese Inter-Lazio. Juventusi aktual është më keq se ai i një viti më parë, kur në stol ishte Igor Tudor dhe grumbullonte 12 pikë pas 7 javësh, 1 më shumë se sot dhe ishte 4 pikë larg kreut që mbahej nga Milani.
Koincidencë e fatit, trajneri kroat u shkarkua në javën e 8-të, një ditë pas humbjes 1-0 në “Olimpico” kundër Lazio-s, që në atë kohë nuk ishte kryesues. Drejtuesit e Juventusit vendosën një vit më parë të bënin ndryshimin në stol dhe në vend të Tudor erdhi pikërisht Spalletti.
Në këtë moment klubi bardhezi ka vendosur të vazhdojë me trajnerin Luciano Spalletti. Por duhet thënë se në mënyrë të paevitueshme besimi është i përkohshëm. Trajneri qëndron, por drejtuesit kërkojnë që ai të gjejë zgjidhje për skuadrën. Në këtë situatë, do të jenë vendimtare ndeshjet e radhës me Rennes, Leçe dhe Genoa.
Jo vetëm për rezultatet dhe klasifikimin (Juventusi është i pari në Europa League dhe -4 pikë nga zona Champions në Serie A), por mbi të gjitha për të kuptuar, nëse trajneri e ka në dorë grupin e lojtarëve, apo jo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




