Rama mbledh grupin parlamentar të PS-së, në fokus protestat e dhunshme dhe paketa e masave ndëshkuese

Politikë | 56 minuta më parë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon mbledhjen me grupin parlamentar të Partisë Socialiste që prej orës 09:00, në Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të takimit është situata e krijuar nga protestat e dhunshme në Tiranë, ndërsa pritet të diskutohen masa të reja administrative dhe penale ndaj personave të përfshirë në aktet e dhunës.

Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani, raporton se në mbledhje janë të pranishëm deputetët socialistë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Pritet që Rama t’u japë porositë për hapat që do të ndërmerren me synim rikthimin e normalitetit në kryeqytet.

Kryeministri ka paralajmëruar masa ndëshkuese për personat që shkatërrojnë pronën publike dhe private, si dhe cenojnë jetën normale të qytetit. Ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen financiare për efektivët e Policisë së Shtetit që janë përballur me aktet e dhunës gjatë protestave.

Gjatë takimit pritet të bëhet e ditur paketa e masave që do të ndërmerren, si dhe roli që do të ketë secili deputet në zbatimin e tyre.

Kryeministri është shprehur i gatshëm për dialog me studentët, por ka refuzuar kategorikisht dhunën gjatë protestave, duke iu referuar autorëve të saj si “grupi i zjarrit me maska”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme