Muçi harron të shkuarën: Me Beshiktashin një fitore e rëndësishme!

Rajoni | 3 orë më parë

Trabzonspor i Muçit mposhti mbrëmjen e kaluar Beshiktashin në një duel delikat, i cili nuk vlente vetëm tri pikë për shqiptarin.

Sulmuesi kuqezi ishte protagonist i një takimi mjaft të mirë, por i mungoi vetëm goli ndërsa pas tij ai doli përpara gazetarëve për të komentuar tri pikët.

“Për ne ishte një fitore me rëndësi sepse Beshiktashi është një rival i fortë. Jam i lumtur që arritëm të fitonim përpara tifozëve tanë”, tha Muçi, i cili ka përpara se të transferohej në Trabzon ka mbrojtur ngjyrat e Beshiktashit.

25-vjeçari shikon përpara dhe fton shokët e skuadrës që të fokusohen në ndeshjen e radhës atë përballë Hearts, e vlefshme për fazën e ligës të Conference League 2026-2027. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme