S’kam nevojë të punoj, jam milioner! Babai i Yamal, sërish në qendër të kritikave

Spanjë | 59 minuta më parë

Të tjera polemika rreth Mounir Nasraoui, babait të yllit të Barcelonës, Lamine Yamal. Protagonist në rrjetet sociale, ku numëron më shumë se 1.4 milionë ndjekës në Instagram, ai ka reaguar sipas mënyrës së tij ndaj atyre që i kanë thënë se duhet të shkojë të punojë.

“Unë nuk kam nevojë të punoj, djalosh. Nuk kam nevojë të punoj, sepse kam miliona, falë Zotit”. Këto fjalë kanë sjellë reagime të shumta nga disa ndjekës, shumica e të cilëve janë gjithmonë e më të bezdisur nga sjellja e babait të Yamal.

Egoja e Mounir Nasraoui ushqehet nga fama gjithmonë në rritje e sulmuesit të Barcelonës dhe Spanjës. Qëndrimet e tij në fakt nuk pëlqehen nga një pjesë e mirë e fansave të të birit, të cilët e kritikojnë vazhdimisht.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme