Jo vetëm Conte, qarkullojnë edhe 4 emra të tjerë për të marrë drejtimin e Juventusi-t

Futboll Bota | 58 minuta më parë

Luciano Spalletti vazhdon me Juventus-in, por në takimet që pronarët e klubit kanë pasur me drejtuesit është folur në 360°, duke bërë llogari edhe me rastin më të keq. Atë që ka të bëjë me mbetjen në të njëjtën situatë, pra që skuadra nuk do të ketë rezultate edhe në vazhdim.

Nëse Spalletti nuk arrin të rikuperojë, atëherë vendin e tij me shumë mundësi do ta marrë Antonio Conte, duke vënë në vështirësi klubin, që për momentin nuk mendon për rikthimin e ish-trajnerit të Italisë. Qarkullon ndërkohë edhe emri i Stefano Piolit, një tjetër ish-bardhezi. Në këtë rast do të ishte një zgjedhje, që do të çonte në një tjetër revolucion verën e ardhshme.

Ka edhe emra të tjerë në lojë. Juventusi duket se pëlqen veçanërisht Simone Inzaghi-n dhe Francesco Farioli-n. Ish-trajneri i Inter-it, tani tek Al Hilal, mund të ketë dëshirë të kthehet në Europë dhe të luftojë për skenat prestigjioze. Për trajnerin aktual të Porto-s do të ishte eksperienca e parë në Itali, pas sezoneve të bukura te Nice dhe Ajax.

Por kujdes, është edhe Vincenzo Italiano. Tani drejton Beshiktashin dhe ka një kontratë deri në 2028-ën, por nëse e thërret Juventusi…


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme