Bilanci i efekteve shëndetësore të protestës, më serioze 3 ndërhyrje kirurgjikale në gjymtyrë e kokë    

Aktualitet | 1 orë më parë

Protestat e dhunshme po krijojnë dita ditës një bilanc që po rëndohet edhe për dëmet shëndetësore. 310 persona kanë marrë ndihmë mjeksore gjatë 7 ditëve të para ku më seriozet janë tre nderhyrje kirurgjikale të kryera në spitalin e traumës në gjymtyrët e poshtme dhe në kokë.

Protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë që prej 13 tetorit kanë lënë pas një bilanc të rëndë edhe në aspektin shëndetësor.

Sipas autoriteteve shëndetësore  310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, mes tyre punonjës të Policisë së Shtetit, protestues dhe kalimtarë që janë gjendur në zonat e përplasjes.

191 prej të lënduarve janë punonjës policie, 88 protestues dhe 31 kalimtarë.

“Mes rasteve më serioze janë dëmtimet që kanë kërkuar ndërhyrje kirurgjikale. Deri në bilancin e përcjellë, janë kryer gjithsej tri ndërhyrje kirurgjikale. Dy janë kryer tek dy qytetarë për shkak të thyerjes së gjymtyrëve të poshtme dhe një ndërhyrje neurokirurgjikale në kokë te një punonjës policie”

Te trë rastet vijojnë të jenë të shtruar në spitalin e traumës dhe po marrin trajtim mjekësor.

Sipas të dhënave  nga spitali i traumës dëmtimet nga mjete të rënda dhe lëndëve të përdoruara në protestë për neutralizimin e turmave apo truapve të efektiëve të polcisë kanë qënë të llojeve të ndryshme: që nga thyerjet e gjymtyrëve , trauma të kokës dhe kafkës, trauma të shtyllës kurrizore , plagë dhe dëmtime të indeve të buta , trauma të fytyrës, dëmtime të syve e deri tek efektet e gazit lotsjellës.

Bilanci i të lënduarve tregon se pasojat e përplasjeve nuk kufizohen vetëm te pjesëmarrësit në protestë.

Kalimtarët, punonjësit e medias dhe personat e tjerë që ndodhen pranë zonave të tensionit mund të ekspozohen ndaj goditjeve, rrëzimeve dhe traumave të shkaktuara nga objektet e hedhura apo përplasjet fizike.

Gazetare : S. Mblloj

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme