Një skuadër arbitrash shqiptarë vendos drejtësi në Conference League

Conference League | 1 orë më parë

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në sfidën Midtjylland-Sint Truidense, e vlefshme për turin e dytë të fazës së ligës në Conference League.

Juxhin Xhaja do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes që do të luhet të enjten në orën 21:00, ndërsa Arbër Zalla dhe Mario Shazivari do të jenë asistentët e tij.

Gjyqtari i katërt do të jetë Enea Jorgji, ndërsa Olsion Yzeiraj do të jetë asistent në VAR.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme