Sekretari amerikan i Thesarit: Çmimi i naftës do të varet nga konflikti me Iranin

Amerikë | 1 orë më parë

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, deklaroi se e ardhmja e çmimeve të naftës deri në fund të vitit 2026 do të varet drejtpërdrejt nga zhvillimi i konfliktit ushtarak me Iranin.

I pyetur gjatë një interviste për NBC News nëse ekziston ndonjë mundësi që çmimet e karburanteve të ulen deri në fund të vitit, Bessent theksoi se kjo çështje lidhet ngushtë me situatën gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

“Kjo do të varet nga ajo që do të ndodhë me konfliktin e Iranit”, tha Bessent gjatë intervistës.

Rritja e çmimeve të benzinës dhe naftës, si pasojë e luftës me Iranin, po krijon shqetësime politike në SHBA, ku disa kandidatë republikanë për zgjedhjet e mesit të mandatit po distancohen nga Presidenti Donald Trump.

Pavarësisht rritjes së çmimeve të karburantit, Sekretari Bessent nënjësoi se treguesit e tjerë ekonomikë po shfaqin shenja pozitive.

Bessent e cilësoi situatën aktuale si një “tronditje kalimtare energjetike” dhe u shpreh besimplot se pasi të kalojë kulmi i konfliktit me Iranin, çmimet e naftës do të kthehen në nivele më të ulëta

Nga ana tjetër, ish-këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Steve Moore, shprehu një qëndrim më të matur. Sipas tij, inflacioni ka gjasë të mbetet mbi objektivin afatgjatë prej 2% të Rezervës Federale, duke u luhatur rreth nivelit 3.5%.

Moore vuri në dukje se rritja e çmimeve të energjisë mbetet pengesa kryesore për uljen e inflacionit, duke pasur parasysh se çmimi i naftës bruto vazhdon të qëndrojë i lartë, midis 90 dhe 100 dollarëve për fuçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme