Italia ashpërson masat kundër protestave të dhunshme, dënime deri në 12 vite burg

Europë | 2 orë më parë

Qeveria italiane miratoi një dekret të ri për sigurinë që përmban 8 nene për të forcuar masat kundër dhunës gjatë protestave pas trazirave dhe plaçkitjeve të regjistruara gjatë fundjavës në Milano e qytete të tjera të Italisë.

“Skenat e dhunës janë të papranueshme, të cilat askush nuk mund t’i minimizojë dhe justifikojë”- deklaroi kryeministrja Giorgia Meloni ndërsa publikoi masat e reja. Krijohet një vepër e re penale për dhunën e organizuar gjatë protestave.

“Pjesëmarrja e dhunshme në protesta duke rrezikuar sigurinë fizike të njerëzve mund të dënohet nga 2 deri në 5 vite burg dhe gjobë deri në 20 mijë euro. Dënimi rëndohet kur dhunuesit shfaqen me fytyra të mbuluara  ose dëmtojnë dikë. ”

Sipas dekretit personat që organizojnë ose  nxisin, edhe përmes internetit, krijimin e  grupeve për të zhvilluar protesta të dhunshme, rrezikojnë të dënohen nga 4 deri në 12 vite burg. Masat e reja parashikojnë dënime më të rënda për shkatërrimin e pronës, plaçkitjet dhe sulmet ndaj objekteve publike gjatë. Një nga ndryshim kryç lidhet me përgjegjësinë financiare për dëmet.

“Kush shkatërron paguan dhe nëse është i mitur paguajnë prinderit.”

Dekreti prek edhe të miturit nga 14 vjeç, të cilët prezumohet se i kuptojnë veprimet e tyre, përveç rasteve kur provohet e kundërta. Gjithashtu, ndalimi parandalues, që deri më tani zbatohej vetëm ndaj të rriturve, do të mund të aplikohet edhe ndaj të miturve. Parashikohen gjithashtu kufizime për të miturit që shfaqin sjellje kërcënuese.

“Në Milano do të vendosen 500 trupa ushtarake shtesë deri më 31 dhjetor, në mbështetje të policisë dhe karabinierëve”

Qeveria iraliane rrëzoi dispozitën që do t’u jepte ushtarëve kompetenca të policisë gjyqësore, përfshirë të drejtën për të ndaluar dhe kryer arrestime. “Të protestosh është e drejtë, por të shkatërrosh qytetet tona nuk është. Shkatërrimi dhe vjedhja nuk janë protestë, por krim”- deklaroi ajo. Ministri i Brendshëm Guido Croseto i cilësoi traziarat pasojë e një lufte hibride përmes rrjeteve sociale, pretendime që u hodhën poshtë nga Matteo Salvini.

Ndërkohe ministri i Brendshëm Matteo Piantendosi tha se pretendime të tilla nuk duhen nënvlerësuar.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme