Zogaj: Zgjidhja do vijë me dialog, por nuk duhet të shpërdorohet

Aktualitet | 2 orë më parë

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, komentoi debatet për dialogun mes studentëve dhe kryeministrit, duke theksuar se dialogu është i domosdoshëm për zgjidhjen e konflikteve, por nuk duhet të përdoret si një mjet propagandistik.

Sipas Zogajt, për të arritur te dialogu duhet të respektohen etapat e nevojshme dhe të krijohen kushtet që palët të ulen në tryezë. Ai u shpreh se në rastin e studentëve, mungesa e një përfaqësie të zgjedhur e bën të paqartë se kush mund të marrë pjesë në bisedime në emër të tyre.

Analisti solli në vëmendje edhe përvojat e mëparshme të Shqipërisë me konflikte të mëdha shoqërore, duke përmendur zhvillimet e lidhura me firmat piramidale dhe krizën e zgjedhjeve të vitit 1996. Sipas tij, në situata të tilla, ndërmjetësimi mund të luajë një rol të rëndësishëm në zbutjen e tensioneve dhe krijimin e kushteve për dialog.

“Po tentohet dialog mes Rusisë dhe Ukrainës. Dhe po e tenton Presidenti Trump. Këto, ndërmjetësit e dy palëve venë e vijnë prej kohësh. Sepse është natyra e konfliktit të tillë që nuk mund të përballen ato pa këtë zbutjen që krijojnë ndërmjetësit dhe pa një platformë paraprake.  Jo vetëm arbitrimi. Arbitrimi po e po. Përveç kësaj të arbitrimit, por është edhe krijimi i konditave për t’u ulur. Domethënë, studentët, kush i herë, kush do ulet aty? Askush nuk shkon aty me u ulur. Do duket qesharak: kush je ti? Studentët nuk kanë krijuar ndonjë komitet ose ndonjë hierarki  që të marrin përgjegjësinë dikush që në emër të studentëve të marrë një vendim. Ata janë të gjithë të parë mes të barabartëve, e gjithë ajo masë. Edhe nga kjo pikëpamje, ky detaj për shembull, gjithashtu e bën pa sens dialogun, se kush do shkojë e si do shkojë. Këtu, në qoftë se Shqipëria ka trupa ndërmjetëse, që ka gjithmonë trupa ndërmjetëse ka ndodhur, për shembull, ne kemi pasur përjetuar konflikte të mëdha në këtë shtet, shoqëria po thoshe u nda, populli në rrugë, firmat piramidale, prishja e zgjedhjeve në ’96-ën, revolta për zgjedhjet, u bënë bashkë domethënë disa revolta u ndërthurën”, tha ai.

Zogaj theksoi se dialogu mbetet rruga për të arritur një zgjidhje, por paralajmëroi kundër përdorimit të tij vetëm për efekt propagandistik.

“Fjala dialog nuk mund të shpërdorohet domethënë si një fjalë propagandistike. Ajo është një fjalë e rëndë, e madhe, është i domosdoshëm dialogu, unë e pohoj gjithnjë. Dhe zgjidhja do dijë me dialog, çdo lloj zgjidhje, nuk ka rrugë tjetër. Po për me shkuar te dialogu, duhen respektuar etapat që ndjek një dialog. Nuk mund të bëhet një skenografia atje, e cila ka për qëllim që t’i nxjerrë studentët keq”, theksoi analisti.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme