Muça: Nëse nga gjithë kjo protestë dalim pa gjë, e kthejmë në mbretëri

Aktualitet | 1 orë më parë

Analisti Flogert Muça, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, deklaroi se protestuesit duhet të ndërtojnë një kundërstrategji dhe të dëgjojnë me vëmendje qëndrimet e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Muçës, ekziston rreziku që protesta të humbasë mbështetjen nëse nuk shoqërohet me një strategji të qartë dhe nëse pjesëmarrësit nuk arrijnë të përmbushin objektivat e tyre.

Analisti nënvizoi se çështja nuk është thjesht humbja e një proteste, por mungesa e ndryshimeve konkrete pas muajsh protestash. Sipas tij, nëse nga fundi i majit deri më sot nuk arrihet një reflektim i madh dhe ndryshime në sistem, atëherë do të vihet në pikëpyetje vetë kuptimi i protestës.

“Këta mendoj unë, ata duhet ta marrin ta dëgjojnë Ramën me vëmendje dhe të ndërtojnë kundër-strategjinë e tyre. Se në qoftë se mendojnë që vetëm këtu, do vijë moment që nuk do jenë të gjithë idealistë si Barrikadat, si Franklini e edhe 10 të tjerë. Do ndodhë një shkëputje, pastaj një tjetër, pastaj një tjetër, do kthehet një thelë ajo gjëja dhe pastaj ku ishim asgjëkund. Dhe kjo nuk do ishte problem se humbi një protestë, po në qoftë se nga gjithë kjo protestë, nga fundi i majit deri sot, dalim pa gjë dhe kur them pa gjë, pa një reflektim të madh dhe ndryshim sistemesh në të gjitha dimensionet ne këtu s’kemi pse protestojmë më. Ne ndryshojmë nenin 1 të Kushtetutës e kthejmë mbretëri edhe…”, u shpreh Muça.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme