Moti për sot, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat ku priten reshje më intensive

Moti në vendin tonë do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm edhe ditën e sotme (22 tetor), me vranësira dhe reshje shiu në disa zona të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet pritet të nisin që në orët e para të 24-orëshit dhe të vijojnë deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet të ulët. Në zonat veriperëndimore, reshjet parashikohen të jenë me intensitet deri mesatar.
Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, kryesisht në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore të vendit, në formën e episodeve lokale.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Herë pas here, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 10 m/s. Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1–3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




