Italisë i kthehet buzëqeshja, 4 fitore nga 4 skuadrat e Serie A! Nuk ndodhte prej 8 vitesh

Pas asaj xhiroje të dytë makthi, futbolli italian buzëqesh në Champions League. Po, sepse të katërta skuadrat e Serie A kanë fituar ndeshjet e xhiros së tretë të kompeticionit më të rëndësishëm europian në rang klubesh.
Napoli, Como dhe Roma kanë fituar bindshëm, me nga 4 gola të shënuar, ndërsa Interit i mjaftoi 1 gol kundër Shakhtar Donetsk. Zikaltrit ia dolën edhe në inferioritet numerik, pas ndëshkimit me karton tq kuq të Bastonit.
Këto fitore e kanë ndihmuar Italinë të përmirësojë pozicionin e saj në renditjen e UEFA-s (element i rëndësishëm për të pasur një skuadër të 5-të në Champions sezonin e ardhshëm). Në klasifikimin e përgjithshëm të Champions-it, Como është në vend të 9-të me 6 pikë. Roma ka 4 pikë, kurse Interi dhe Napoli nga 3 pikë.
Hera e fundit që 4 skuadra italiane fitonin ndeshjet e Champions League njëkohësisht i takon vitit 2018, pra 8 vjet më pare, kur sukseset mban firmën e Napolit, Interit, Juventusit dhe Romës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




