82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

Aktualitet | 1 orë më parë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka bërë të ditur se 82 të rinj do të angazhohen si praktikantë në Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e varësisë për vitin 2026.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gogu është ndalur te rëndësia e dëgjimit të të rinjve dhe krijimit të mundësive për ta ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

“Si ta bëjmë shtetin të denjë për ju? Kjo është pyetja që bashkon shumë të rinj këto ditë.

82 praktikantë në Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet e varësisë për vitin 2026. 82 të rinj që kërkojnë mundësi, përvojë dhe një të ardhme këtu.

Të dëgjosh të rinjtë do të thotë të respektosh zërin e tyre, kudo që ata zgjedhin ta shprehin. Dhe t’u japësh arsye për të besuar se e ardhmja mund të ndërtohet këtu”, shkruan ministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme