Zgjedhjet e parakohshme në Serbi/Studentët marshojnë drejt Beogradit për tubimin përmbyllës të fushatës
Studentë nga e gjithë Serbia u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës në Beograd ku do të mbajnë tubimin e tyre përmbyllës para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës. Zgjedhjet e parakohshme mbahen pas demonstratave masive të drejtuara nga studentët të nxitura nga shembja në nëntor të 2024-ës të strehës së stacionit hekurudhor të Novi Sadit ku humbën jetën 16 persona, ngjarje kjo për të cilën publiku gjerësish fajësoi korrupsionin qeveritar.
Në zgjedhjet e parakohshme, lista e mbështetur nga studentët përbën sfidën më të madhe për partinë progresiste në pushtet t ish presidentit Aleksandar Vuçiç. Ishte ky i fundit që shpalli parlamentaret e reja në muajin shtator për t’u dorëhequr më pas nga drejtimi I shtetit në mënyrë që të kandidojë për kryeministër.
Më shumë se 1 mijë student marshuan nga disa qytete dhe qyteza me destinacion Beogradin. Gjatë rrugës u përshëndetën nga qytetarë të ndryshëm që thërrisnin fitore. Në orët e vona të së mërkurës, disa mijëra banorë të kryeqytetit serb dolën në qendër të tij për të pritur studentët e parë, shumë prej të cilëve veshur kishin bluza ku shkruhej slogan” Studentët po fitojnë”, si dhe numri tre, që është edhe numri që lista që mbështetet nga të rinjtë ka në fletën e votimit.
Ndërkohë Vuçiç, që ka dominuar politikën serbe për më shumë se një dekadë ose si kryeministër ose si president, është i pari në listën zgjedhore të partisë së tij progresiste. Që nga nisja e lëvizjes studentore, 56 vjeçari dhe aleatët kanë akuzuar studentët që synim kishin vënien në jetë të një revolucioni të financuar nga fuqi të huaja. Ndërsa tubimin mbyllës studentët e mbajnë mbrëmjen e së enjtes, Partia progresiste e Vuçiç të sajin e mbajti mbrëmjen e së mërkurës në qytetin jugor të Nishit. “Do t’i mposhtim të gjithë të dielën”, u shpreh Vuçiç gjatë atij mitingu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




