Nga Edinburgu në Paris, Turi i Francës 2027 prezanton rrugëtimin spektakolar

Turi i Francës ka filluar numërimin mbrapsht për fillimin e edicionit të tij të 114-të. Me itinerarin e zbuluar tashmë, e tëra çfarë mbetet është të presim deri në fillim e kësaj gare, e cila do të mbahet në korrik të 2027.
Në këtë edicion nisja do të jetë e veçantë pasi Edinburgu do të jetë i veshur me entuziazëm për të pritur fillimin e ngjarjes më prestigjioze në kalendarin e çiklizmit.
“Grand Départ” i Turit të Francës 2027, i treti në histori që nis nga Britania e Madhe pas Londrës në 2007 dhe Leedsit në 2014, do të zhvillohet të premten, më 2 korrik, me të parën nga tre etapa të mbajtura tërësisht në tokën britanike.
Finalja e madhe do të jetë të dielën, më 25 korrik, në Champs-Élysées në Paris, me një etapë finale që, ashtu si në dy edicionet e mëparshme, do të përfshijë tre ngjitje në Montmartre. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




