Sabah Kerjota fut mik Muçin për të marrë fanellën e heroit… Salah

Conference League | 1 orë më parë

Ndeshja mes Trabzonspor dhe Hearts do të jetë e veçantë për publikun shqiptar pasi përballë njëri-tjetrit do të jetë dy futbollistë të kombëtares shqiptare siç janë Ernest Muçi dhe Sabah Kerjota.

Lojtari i Heart of Midlothian ka dhënë një intervistë të shkurtër për mediet turke ku ka rrëfyer edhe një detaj mjaft interesant. Shkodrani pranoi se sot uronte që të ishte në fushë edhe pse përballë do të kishte idhullin e tij të fëmijërisë.

“Salah është mes më të mirëve në botë. Unë jam rritur duke parë atë në aksion dhe mund të them se nuk i jam i vetmi. Është heroi im”, tha 25-vjeçari.

Mes të tjerash sulmuesi i krahut uroi që  të ishte sot në fushë mes titullarëve ndërsa shpresoi që për një natë heroi i tij të mos ishte në mbrëmjen ideale. “Tri pikët vlejnë më shumë se gjithçka, shpresoj të fitojmë”, tha Kerjota, i cili tregoi se nërpermjet Muçit kishte mundur që të siguronte fanellën e Salah pas ndeshjes. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme