Aarhus FC-Egnatia në RTSH/ Bogere i përgjigjet Grudës, fitorja në UECL duhet të presë

Conference League | 36 minuta më parë

Egnatias i duhet të bëjë ende durim për të arritur fitoren e parë në fazën e ligës të Conference League. Në transfertën daneze ekipi i Egnatias ka marrë një tjetër barazim 1-1 pasi golit të shënuar nga Gruda në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Bogere për Aarhus FC në të dytën.

Sa i përket kronikës ndeshja në “Randers Stadion” nisi në mënyrën më të mirë për formacionin shqiptar pasi Gruda detyroi vendasit që të luanin që nga minuta e 3’ me një lojtar më pak.

Lojtari simbol i Egnatias në fraksionin e parë ishte Gruda, i cili shënoi golin në të 13’ si dhe ishte rrezikoi edhe në disa raste të tjera portën e mbrojtur nga Hansen.

Në pjesën e dytë ekipi vendas ndryshoi ekuilibrat duke aktivizuar një talent si Bogere. 18-vjeçari i sulmit të Aarhus FC krijoi panik që në sekondat e para në mbrojtjen e Egnatias, e cila e pati të pamundur që t’i mohonte golin në të 49’.

Sa i përket pjesës tejtër të ndeshjes të dy skuadrat tentuan që të shënonin ndërsa shumë pranë golit i shkoi Egnatia përsëri falë Grudës. Numri 77’ rrezikoi dy herë me kokë, ndërsa aksioni perfekt ishte ai i minutës së 73’.

Fernando nga e majta futi topin në zonë, i cili kaloi të gjithë pasqyren e portës, por Gruda ishte një kohë me vonesë duket humbur një shans të artë për të gjetur golin e fitores.

Pas dy takimesh Egnatia numëron dy pikë në klasifikimin e Conference League. Takimi i radhës do të jetë ai i 5 nëntorit në Rumani ku e pret Universitatea Craiova. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme