Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Aktualitet | 1 orë më parë

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit të tij është kapur në pikën kufitare të Rinasit, teksa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Sipas Policisë, 47-vjeçari me inicialet K. N., banues në fshatin Sanxhak, u ndalua pas koordinimit mes specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda, Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policisë Kufitare në Rinas.

Ngjarja për të cilën ai akuzohet ka ndodhur në muajin korrik, në Sanxhak, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. P., 22 vjeç, dhe më pas i ka vjedhur automjetin.

Në muajin gusht, Gjykata e Lezhës i kishte caktuar 47-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme