Klopp për Tresold-in: Nuk kemi pse t’i lutemi askujt!

Gjermani | 2 orë më parë

Me golat e tij në Champions për fanellën e Bryzhit dhe mungesën e sulmuesve në kombëtare si Gjermania dhe Italia e ardhmja e Nicolo Tresoldi-t është kthyer në një argument mjaft të trajtuar në mediet e vendeve në fjalë.

Siç dihet 22-vjeçari ka lindur në Kaljari dhe ka mundësi që të zgjedhë mes dy kombëtareve. Në këtë pikë ai ka kërkuar kohë për të vendosur ndërsa komisari teknik i Gjermanisë ka lënë të kuptohet se sjellja e talentit nuk i ka pëlqyer.

“Ne nuk jemi budallenj. Mendoj se gjithçka është në rregull, fakti që ai po konsideron të gjitha opsionet, por nuk kemi pse t’i lutemi askujt”, theksoi Klopp kur u pyet se si priti lajmin kur mësoi se Tresoldi pasi kishte biesduar me atë kishte patur një të ngjashme edhe me trajnerin e kombëtares italiane, Roberto Mancini. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme