Sulmi në Bregun Perëndimor, plagosen 5 ushtarë izraelitë, Netanyahu paralajmëron bllokadë totale

Botë | 2 orë më parë

Një sulm me armë zjarri pranë Hebronit, në Bregun Perëndimor, la të plagosur pesë persona, dy prej tyre në gjendje kritike. Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga mediat e rajonit, të plagosurit dyshohet se janë ushtarë izraelitë.

Përplasja me armë zgjati rreth 20 minuta dhe përfundoi me vrasjen e dy sulmuesve, të cilët dyshohet se ishin palestinezë.

Pas ngjarjes, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se kishte udhëzuar forcat e sigurisë të vendosnin menjëherë një kordon sigurie rreth Hebronit dhe të përgatiteshin për një bllokadë të plotë të Bregut Perëndimor.

“Do t’i ndjekim terroristët e Hamasit dhe ata që i mbështesin kudo dhe në çdo kohë”, deklaroi Netanyahu.

Ai gjithashtu anuloi angazhimet e tij politike pas sulmit, ndërsa ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, bëri thirrje për shpërbërjen e Autoritetit Palestinez


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme