Francë, ndeshja PSG-Lyon shtyhet për shkak të protestave

Futboll Bota | 1 orë më parë

Për shkak të tensioneve të forta shoqërore që po prekin aktualisht Francën dhe shqetësimeve që kanë lindur lidhur me rendin publik, Liga Profesioniste e Futbollit (LFP) e ka shtyrë zyrtarisht ndeshjen e Ligue 1 midis Paris Saint-Germain dhe Olympique Lyonnais, e cila ishte planifikuar fillimisht për mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Parc des Princes”.

Ndeshja e raundit të tetë është riplanifikuar për të hënën në orën 20:30, pas një urdhri nga Prefektura e Policisë së Parisit – e cila është ngarkuar me menaxhimin e një fundjave me rrezik të lartë, që përfshin demonstrata publike në shkallë të gjerë kundër kostos së jetesës, si dhe një ndeshje të NFL-së midis Pittsburgh Steelers dhe New Orleans Saints në “Stade de France”.

Orari i ri bën që ndeshja në shtëpi e parisienëve të përkojë me ceremoninë e “Topit të Artë” në Londër – një ngjarje për të cilën janë në garë tetë nga lojtarët e tyre, përfshirë Ousmane Dembélé dhe Khvicha Kvaratskhelia, të cilët aktualisht janë jashtë fushës për shkak të dëmtimeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme