Ecuria e punimeve në aksin Elbasan–Papër, zëvendëskryeministrja Koçiu nëvizon rëndësinë ekonomike e turistike të rrugës së re

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se puna në terren po vijon me intensitet në segmentin rrugor Elbasan–Papër, i cili përbën një nga nyjet kryesore të Korridorit Europian VIII.
Sipas Zëvendëskryeministres, ky projekt infrastrukturor ka një rëndësi të veçantë për rrjetin rrugor kombëtar dhe rajonale, duke ndikuar drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit dhe nxitjen e ekonomisë.
“Një investim strategjik që lehtëson lëvizjen e qytetarëve, si dhe krijon më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit”, shkruan Koçiu në mesazhin e saj.
Në mbyllje të reagimit të saj, Koçiu nëvizo se realizimi i veprave të tilla madhore mbështet integrimin e vendit në hapësirën evropiane, duke deklaruar se “rruga e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe familjes evropiane nuk ndalet”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




