Vrau të atin duke e mbytur me tel, Prokuroria e Fierit çon në gjyq vajzën dhe të ëmën që fshehu krimin

Aktualitet | 1 orë më parë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy shtetase, të akuzuara për vrasjen e një anëtari të familjes dhe për veprime që kanë penguar zbulimin e së vërtetës.

Sipas njoftimit Ermalinda Rama akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga neni 79/a i Kodit Penal. Ndërsa shtetasja Valbona Rama akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Hetimet kanë rezultuar se më 23 korrik 2025, në banesën e familjes në fshatin Frashër të Patosit, Ermalinda Rama ka vrarë babain e saj, shtetasin Anesti Rama.

Sipas prokurorisë, ajo i ka shtrënguar qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes dhe përpara mbërritjes së shërbimeve të policisë, Valbona Rama, bashkëshortja e viktimës dhe nëna e të akuzuarës, kanë kryer veprime për pastrimin e ambientit ku u gjet viktima dhe për larjen e trupit të tij.

Sipas organeve të prokurorisë, këto veprime kishin si qëllim ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Prokuroria thekson se përfundimet u arritën pas analizës së deklarimeve të administruara, rezultateve të ekspertimit mjeko-ligjor, këqyrjes së vendit të ngjarjes, sendeve të sekuestruara dhe provave të tjera të grumbulluara gjatë hetimit. Ajo ka arritur në konkluzionin se Ermalinda Rama ka kryer veprimet që shkaktuan vdekjen e babait të saj, ndërsa Valbona Rama ka vepruar me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Fier:

 Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.R. për vrasjen e babait të saj dhe të ëmën për fshehjen e gjurmëve të krimit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 79/a të Kodit Penal dhe shtetasen V.R., e akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, mbi procedimin penal nr.1073/2025, rezultoi se më 23/07/2025, në banesën e familjes, në fshatin Frashër, Patos, shtetasja E.R. ka vrarë babain e saj, shtetasin A.R., duke i shtrënguar qafën me një lak teli, duke i shkaktuar asfiksi dhe vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes dhe përpara mbërritjes së shërbimeve të policisë, shtetasja V.R., bashkëshortja e viktimës dhe nëna e të akuzuarës, ka kryer veprime për pastrimin e ambientit ku u gjet viktima dhe për larjen e trupit të tij. Këto veprime kanë pasur si qëllim ndryshimin ose fshehjen e gjurmëve dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Nga analiza e deklarimeve të administruara, rezultateve të ekspertimit mjeko-ligjor, këqyrjes së vendit të ngjarjes, sendeve të sekuestruara dhe provave të tjera të administruara gjatë hetimit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Pëtgjithshëm Fier arriti në përfundimin se shtetasja E.R. ka kryer veprimet që kanë sjellë vdekjen e babait të saj, ndërsa shtetasja V.R. ka kryer veprimet e mësipërme me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme