Trump paralajmëron mundësinë e një sulmi ushtarak kundër Iranit: Mund të bëjmë një tjetër ‘Epic Fury’

Amerikë | 2 orë më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se SHBA-ja mund të ndërmarrë një tjetër operacion ushtarak kundër Iranit.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur lufta po i afrohet muajit të tetë dhe ndërsa rritja e çmimeve të karburantit po ndikon në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Gjatë fjalës së tij në një tubim elektoral në Florida, Trump iu referua operacionit të përbashkët ushtarak ushtarak që nisi konfliktin në fund të shkurtit.

“Mund të bëjmë një tjetër ‘Epic Fury’ të vogël,” u shpreh Trump përpara mbështetësve.

Presidenti amerikan nuk dha detaje të mëtejshme mbi planin, mirëpo më parë ka sinjalizuar se është i hapur për rinisjen e goditjeve ushtarake pas bllokimit të gjatë të diplomacisë.

Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se veprime të tilla nuk priten përpara zgjedhjeve për Kongresin amerikan, të cilat mbahen më 3 nëntor.

Ndërkohë, pala iraniane ka deklaruar se nuk ka zgjidhje ushtarake për luftën, ndërsa bisedimet e paqes me SHBA-në vijojnë të mbeten të pezulluara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme