Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi shkëlqen në startin e sezonit, renditet e dyta në Solden

Lara Colturi ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Kupën e Botës në Ski për femra. Skiatorja shqiptare ka shkëlqyer në garën e parë të sezonit në Solden të Austrisë, duke zënë vendin e dytë.
Lara Colturi u rendit e 6-ta në zbritjen e parë, ndërsa në zbritjen e dytë bëri një paraqitje fantastike, duke zëne vendin e dytë.
Vetëm amerikania Paula Moltzan bëri një paraqitje më të mirë se skiatorja shqiptare, duke fituar garën e parë të sezonit në Kupën e Botës në Ski për femra.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




