Kategoria e Parë: Besa mund Korabin dhe ngjitet në krye, Iliria fiton derbin

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë. Besa nuk gabon në shtëpi, mposht 2-0 Korabin dhe ngjitet në krye të renditjes me 13 pikë (po aq sa Pogradeci).
Kukësi fiton me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Burrelit, ndërsa Iliria triumfon 1-0 në derbin kundër Kastriotit.
Oriku merr pikën e parë të sezonit në Librazhd, pasi barazon 1-1 në transfertë përballë Sopotit vendas.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




