Policia ndërhyn me gazlotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve te Ministria e Brendshme dhe në afërsi të Kryeministrisë
Situata pranë Ministrisë së Brendshme është tensionuar teksa forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit e grumbulluar në këtë zonë.
Policia reagoi me gazlotsjellës kur një pjesë e pjesëmarrësve në protestë ishin zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë, ndërsa një grup qytetarësh vazhdonte të qëndronte pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme.
Sipas gazetarëve në terren të Radio Televizionit Shqiptar, policia ka krijuar kordonin policor ndaj protestuesve të cilët i janë afruar Kryeministrisë duke lëshuar drejt tyre ujë me presion dhe gazlotsjellës.
Ndërhyrja e forcave të policisë është kryer në një moment kur protestuesit ishin të shpërndarë në disa pika të ndryshme të kryeqytetit.
Protesta vijon të mbetet e fragmentuar në disa akse kryesore, ndërsa forcat e rendit kanë rritur prezencën në terren për kontrollin e situatës.
Ndërkaq më herët, protestues dhe studentët u mbledhon para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku iu janë bashkuar edhe protestuesit demokratë të cilët fillimisht u vendosën para Kryeministrisë për të marshuar më pas në drejtim të studentëve. Protesta para Ministrisë së Arsimit filloi e qetë ndërsa më pas godina u sulmua me gurë. Nga ana e saj, Policia është përgjigjur me ujë kundrejt protestuesve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




