Laçi, trajneri Osmani: Ndeshja më e vështirë

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Pas tri humbjeve, vjen fitorja 1-0 përballë Vorës. Trajneri i kurbinasve, Qatip Osmani ka komentuar për “Super Gol” suksesin e arritur në javën e 8-të të “Abissnet Superiore”.

“Pas tri humbjeve, kjo ndoshta ishte ndeshja më e vështirë. Në aspektin psikologjik bën të vetën, ngarkesa për të fituar bën të vetën. Kjo u vërejt edhe sot në disa momente ku bënim disa gabime që nuk duhet të ndodhin se nuk kishim as presion, asgjë. Përsëri u vu re ajo ngarkesë për të fituar ndeshjen”.

“Kërkova të kishim më shumë lojtarë në sulm. Ndoshta u desh të bënim zëvendësimin në fillimin e pjesës së dytë, për disa arsye teknike nuk mundëm ta bënim. Ne edhe në këtë ndeshje kemi punuar që të kishim atë lojën që kishim luajtur deri në rezultatet që ishin negative. Do mundohemi të përmirësohemi dhe të luajmë më mirë se sa sot”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme