Vora, trajneri Bellai: Ishim shumë individualistë

Abissnet Superiore | 2 orë më parë

“Morëm një përgjigje ndryshe nga sa e prisnim”. Trajneri i Vorës, Arjan Bellai ka komentuar për “Super Gol” humbjen 1-0 të pësuar përballë Laçit në javën e 8-të të “Abissnet Superiore”.

“E dinim që Laçi luan futboll shumë mirë, menduam të përballeshim me tq në të njëjtën mënyrë. Por përgjigjen e morëm ndryshe nga sa e prisnim. Kishim probleme me topin, me qarkullimin, ishim më shumë individualistë sesa duhet”.

“Në futboll duhet të luash sa më thjeshtë. Bëmë gabime si rrjedhojë e euforisë që kishim, ndaj erdhi edhe ai episod. Laçi nuk kishte asgjë më shumë se ne. Jeta vazhdon, kemi ndeshjen të mërkurën. Do të nxjerrim mësimet tona dhe të shohim ndeshjen e së mërkurës me Vllazninë”.

“Ne luajtëm kështu duke pasur parasysh mënyrën si luan Laçi, se është një ekip që luan futboll dhe nuk bën thjesht tërheqjen e mesfushorëve. Mendonim të bënim presing lart, duke i detyruar mbrojtësit të bënin gabime. Nuk markonim lojtarët. Ky ishte defekti”.

“I thashë ekipit të presim pak aksionin dhe, kur kishim mundësinë për të dalë në kundërsulm, nuk ia dolëm, sepse duhej të bënim më thjesht, duhej të gjenim hapësirë. Kishte vendosje të gabuara të disa futbollistëve. Kur iknim, nuk vraponim në fushën e hapur, humbëm shumë energji”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme