Reagimi i Kryeministrit/ Rama publikon pamje nga selia e PD-së: “Studentët” në Universitetin e Dhunës

Aktualitet | 1 orë më parë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me grumbullimin e protestuesve pranë selisë qendrore të Partisë Demokratike gjatë zhvillimeve të së shtunës.

Kreu i qeverisë ka ndarë pamje filmike nga vendngjarja, të cilat i ka shoqëruar me një shënim kritik e ironizues ndaj pjesëmarrësve në tubim. “’Studentët’ në Universitetin e Dhunës. E shtunë, 24 tetor, ora 15:30”, ka shkruar Rama në krahasim me pamjet e publikuara.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme