Elbasani, trajneri Tetova: Ekipi çaloi tek shpejtësia e pasimit

Abissnet Superiore | 2 orë më parë

Trajneri i Teutës, Edlir Tetova ka komentuar për “Super Gol” barazimin 0-0 të arritur përballë Elbasanit. “Pa i hequr meritat Elbasanit, ekipi çaloi tek shpejtësia e pasimit. Ngjeshja e kundërshtarit në gjysmëfushën e vetë, nuk na lejoi të ishim të qartë për të filtruar topat dhe për të gjetur manovrën e duhur”.

Elbasani është ekip i mirë investuar, ka lojtarë cilësor brenda. Kur humbnim topat në zonën e sulmit, na mungonte agresiviteti. Te pjesa e leximit të topave në mbrojtje jam i kënaqur. Mbrojtja jonë ka qenë agresive për të rimarrë topin. Duhet përmirësuar agresiviteti në zonat e sulmit. Duhet të jemi më vigjilentë për të rikuperuar topin”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme