Vllaznia, trajneri Laszlo: Tri pikë shumë të rëndësishme

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

“Tri pikë shumë të rëndësishme për ne, do bëjmë më mirë se kaq”. Trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo ka komentuar për “Super Gol” suksesin e arritur përballë Tiranës në javën e 8-të të “Abissnet Superiore”.

“Rezultati ishte i mirë sot. Kemi mjaft punë për të bërë. Ishim duke pritur një fitore, sidomos edhe një derbi si ky. Të fitosh një derbi është gjithmonë një ndjesi e mirë. Sidomos në situatën ku jemi në klasifikim që na duhet çdo pikë”.

“Duhet të improvizoj shumë. Sipas meje, ekipi nuk është plotësisht gati. Duhet të kërkojmë për lojtarët që të gjejnë pozicionin ku japin më të mirën. Kur erdhëm këtu, kryesore ishte të krijonim një ekip. Prapë po punoj për këtë”.

“Nuk mund të them se jam i mërzitur për ato gabimet. Bëmë një analizë. Ne kemi futur lojtarë që nuk kanë luajtur shpesh, si qendërmbrojtësat, mund të bëjnë gabime normale. Po flasim për dy lojtarë që në 90 minuta treguan se mund ta mbajnë mbrojtjen mjaft të lidhur. Kundër Egnatias isha pak i inatosur. Gurishta bëri gabim që kundërshtari nuk e detyroi”.

“Prapë kam opinionin se në ndeshje si sot, duhet eksperienca e të dyve. Jam i lumtur. Ky ishte i vetmi gabim i madh. Çdo gol ndryshon dinamikën e ndeshjes. Ne patëm pritje mjaft të mirë të portierit tonë. Shpresojmë se do gjejmë lojtarin e duhur për në qendrën e mbrojtjes. Deri kur të jem në këtë rrugë, do i përdor edhe në ndeshje të tjera si qendërmbrojtës”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme