Reagimi zyrtar i MIA-s: Asnjë efektiv ushtarak nuk është përfshirë në protestë, është lajm i pavërtetë

Aktualitet | 48 minuta më parë

Agjencia për Media dhe Informim (MIA) ka reaguar publikisht për të përgënjeshtruar disa pretendime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me angazhimin e mundshëm të forcave ushtarake gjatë zhvillimeve të protestës së sotme në Tiranë.

Përmes një deklarate zyrtare, MIA sqaron se lajmet sipas të cilave efektivë të ushtrisë kanë dalë në terren me uniforma policore nuk i përgjigjen të vërtetës. Në reagim thuhet se “Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron kategorikisht këtë pretendim, duke konfirmuar se asnjë efektiv i Forcave të Armatosura nuk është angazhuar në veprimtari policore duke përdorur uniformën e Policisë së Shtetit”.

Ndër të tjera, autoritetet kanë rikujtuar kuadrin ligjor të veprimit të trupave ushtarake, duke nënvizuar se “Forcat e Armatosura ushtrojnë detyrat e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi”.

Në përmbyllje të njoftimit, Agjencia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes me përmbajtjet online, duke kërkuar të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara dhe t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për të marrë të dhëna të sakta.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme