Dinamo, trajneri Daja: Egnatia vjen në një moment të mirë psikologjik

Abissnet Superiore | 26 minuta më parë

Dinamo do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Egnatias, në një përballje të vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Në prag të kësaj sfide, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka analizuar kundërshtarin, vështirësinë e përballjes dhe objektivin e skuadrës së tij për të marrë maksimumin.

“Duke parë ecurinë e skuadrave në kampionat dhe rezultatet e shtatë javëve të zhvilluara deri më tani, kemi kuptuar se nuk ka ndeshje të lehta. Aq më tepër kur përballë kemi kampionen në fuqi të Shqipërisë, një skuadër që po bën mirë edhe në Europë”.

“Na pret një përballje me një rival të drejtpërdrejtë për pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit. Egnatia vjen në një moment të mirë psikologjik, pas rezultateve pozitive dhe paraqitjeve të rëndësishme në Conference League. Megjithatë, nesër, ashtu si në çdo ndeshje tjetër, ne do të zbresim në fushën e lojës me objektivin për të marrë maksimumin”.

“Duhet të djersisim shumë dhe të sakrifikojmë shumë për të shkuar te rezultati që kërkojmë. Ne e vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar dhe lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës duhet të japin gjithçka nga vetja”.

“Kemi një kontingjent të mirë futbollistësh dhe rikthimi gradual i një pjese të lojtarëve të dëmtuar na jep më shumë alternativa dhe mundësi për të ndërhyrë në çdo moment të ndeshjes”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme