Memaliaj, ndalesë për turistët e huaj, vizitorët zbulojnë qytetet më pak të njohura

Turizëm | 2 orë më parë

Edhe në fund të tetorit, kur sezoni turistik po i afrohet mbylljes, qyteti i Memaliajt vijon të presë vizitorë të huaj,  të cilët kanë zgjedhur të ndalen në këtë zonë.Ata  ndajnë përshtypjet e tyre për qytetin dhe eksperiencën gjatë vizitës në Shqipëri.

“Është hera e parë që vizitoj Memaliaj. me pëlqen mundësitë për të dalluar edhe qytetet të vogla të mëdha destinacioneve të mbipopulluara nga turistët. Gjatë shikimeve njerëzit e njohin vetëm jo vendin e famshme, por edhe jetën e tyre të njerëzve, kulturën dhe se si familja ata. Shqipëria është një vend shumë interesant për t’u eksploruar dhe mendoj se ka ende shumë vende që turistët e huaj duhet t’i zbulojnë. Përtej destinacioneve të njohura turistike, vizitorët e huaj po zbulojnë edhe qytetet më pak të ekspozuara ndaj turizmit masiv.

Përtej destinacioneve të njohura turistike, vizitorët e huaj po zbulojnë edhe qytete më pak të ekspozuara ndaj turizmit masiv. Për ta, ndalesa në Memaliaj është një tjetër mundësi për të njohur nga afër jetën dhe mikpritjen shqiptare.

“Edhe pse jemi në fondin e tetorit, moti dhe mundësia për të udhëtuar bëjnë këtë periudhë të ndryshme për të vizituar zonat e vendit. Shqipëria më ka shumë gjëra të mira. Ajo që më pëlqen është se mund të shohësh eksperiencë të ndryshme nga qytetet historike deri te zonat më të qeta, ku mund të njohesh më nga afër njerëzit dhe traditat. Memali është një ndalesë interesante gjatë udhëtimit tonë sepse na jepet të shohim një pjesë tjetër të vendit përtej gjuhës që vizitohen më shpesh.”

Përfshirja e qyteteve të vogla në itineraret turistike mbetet një mundësi për të promovuar më tej vlerat dhe potencialin e jugut të Shqipërisë.

Gazetare: Enkeleda Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme