Adoleshenca, një fazë që kërkon mirëkuptim, psikiatrja Eridana Rusi: Ata kanë nevojë për mbështetje
Adoleshenca është një nga fazat më të rëndësishme të zhvillimit të njeriut, e shoqëruar me ndryshime emocionale, psikologjike dhe të sjelljes. Në këtë periudhë, reagimet e forta, konfliktet apo shpërthimet e zemërimit kërkojnë vëmendje të veçantë nga familja dhe shoqëria.
Mjekja psikiatre Eridana Rusi thekson se sjelljet e dhunshme nuk duhen neglizhuar, por vlerësuar për të kuptuar shkaqet që i nxisin.
“ Nuk është diagnozë adoleshenca. Është një periudhë në të cilën një fazë në të cilën të gjithë keni kaluar, ama jo të gjithë e përjetojnë në të njëjtën mënyrë, e përjetojnë në mënyra të ndryshme. Dhe këto duhet me ardhëm mbështetja e psikologëve të shkollave, e mësueseve, që mos t’i etiketojnë si nxënës I vështirë, si nxënës i pashpresë ose të shprehjeve të tilla që o si ka me qenë jeta jote, o si ka dihet si ka me qenë fundi jot.”
Një tjetër shqetësim lidhet me ndikimin e rrjeteve sociale në jetën e të rinjve.
“Ndikimi i rrjeteve sociale ka pjesën e tyre sepse ju krijon një konflikt të brendshëm midis asaj që shohin dhe e marrin për të mirëqenë dhe asaj në të cilën ato jetojnë dhe atë duanë atë që shohin. Duhet me qenë të përsosur duanë po përsosmëria është diçka subjektive.”
Identifikimi i hershëm i sjelljeve shqetësuese dhe orientimi drejt ndihmës profesionale mund të ndihmojnë në parandalimin e përshkallëzimit të problemeve emocionale.
Gazetar: Marjo Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




