Real Madrid humbet portierin Courtois për “klasiken” me Barcelonën

Lajme të këqija për José Mourinhon vetëm pak orë para “El Clásicos”. Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është detyruar të tërhiqet nga ndeshja kundër Barcelonës, për shkak të një “sëmundjeje të ngjashme me gripin”, siç njoftoi klubi.
“Courtois tërhiqet në momentet e fundit për shkak të një sëmundjeje të ngjashme me gripin, përpara ndeshjes së sotme mes Real Madridit dhe Barcelonës, e vlefshme për javçn e 10-të të La Ligës. Ai do të zëvendësohet nga Illia Voloshyn,” shkroi Real Madridi në rrjetet sociale.
“El Clásico” e parë e sezonit do të zhvillohet në Barcelonë, duke vënë përballë njëri-tjetrit dy nga pretendentët për “Topin e Artë” – çmim që do të dorëzohet të hënën – Lamine Yamalin e Barcelonës dhe Kylian Mbappén e Real Madridit.
Në prag të kësaj përballjeje të madhe, Barça kryeson La Ligan, me një avantazh prej 6 pikësh ndaj Real Madridit (që renditet i treti). Atlético Madridi mban aktualisht vendin e dytë, 2 pikë pas Barcelonës, pas fitores së arritur të shtunën ndaj Deportivo La Coruñas.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




