Mario Mitaj: Genoa zgjedhja e duhur, Seria A shumë taktike

Sport | 2 orë më parë

Mbrojtësi kuqezi i Genoas, Mario Mitaj, ka folur në një konferencë për shtyp nga stadiumi “Ferraris” në Marassi duke analizuar ndeshjen kundër Venezias të fituar me rezultatin 1-0

Fitorja e sotme…

“Është sistemi në të cilin kam luajtur gjatë gjithë karrierës sime si lojtar. Ndihesha rehat. Duhej të fitonim, dhe ia dolëm”.

Si ndiheni te Genoa?

“Jam shumë i lumtur. Është një grup i shkëlqyer djemsh. Punojmë shumë fort me lojtarët dhe stafin e trajnerëve. Patëm një fillim shumë të vështirë, por ndeshje pas ndeshjeje jemi përmirësuar”.

Çfarë i the Ellertsson pas golit?

“Sinqerisht, fola me të gjithë, por jo me të. Ai shënoi një gol të shkëlqyer, është një lojtar i shkëlqyer dhe shpresoj që të shënohen edhe shumë gola të tjerë prej tij”.

A e prisnit që Serie A të ishte kështu?

“Jam shumë i lumtur që jam te Genoa. Vij nga një ligë tjetër. Është një ligë shumë taktike, por mendoj se kjo do të më ndihmojë si lojtar. Ishte një zgjedhje e shkëlqyer”

A mendon se ky mund të jetë një fillim i ri për ty?

“Sinqerisht, unë jam një lojtar që luaj kudo që më thonë të luaj. Nëse trajneri më zgjedh, do të jap 100%, dhe nëse ai nuk më zgjedh, do t’i mbështes shokët e mi të ekipit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme