Dinamo, trajneri Daja: Na duhej kjo fitore

Abissnet Superiore | 2 orë më parë

“Ishte shumë e rëndësishme që të riktheheshim te fitorja”. Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka folur për “Super Gol” pas fitores 2-1 të arritur përballë Egnatias në javën e 8-të të “Abissnet Superiore”.

“Për çdo ekip shqiptar që del në nivelin që është Egnatia, duhet të krenohemi të gjithë. Sot pas dy vitesh i dhashë dorën Aleksit dhe i thashë: do të jap dorën vetëm për atë që keni bërë në Europë”.

“Sot kishim një Egnatia që është ekipi kampion në fuqi, është ekipi që luan në Europë dhe të gjithë shqiptarët i urojnë paraqitje sa më dinjitoze. Është një Egnatia që kthehet nga një ngarkesë në ndeshje, sepse unë e kam provuar tri herë, një herë e kam provuar dhe në Europa League. Kjo do të thotë që duhet të jemi falënderues për atë që po bën Egnatia”.

“Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, kthyem rezultatin. Bëmë një pjesë të dytë me një mbrojtje me bllok të ulët, duke ditur që Egnatia vinte nga një ndeshje shumë e vështië. Nëse kundërshtari do vinte në një përballje direkte, sigurisht që edhe ne do ngriheshim më lartë”.

“Ishte një strategji që na rezultoi pozitive, fituam ndeshjen. Ishte shumë e rëndësishme që të riktheheshim te fitorja. Morëm një rezultat që na duhej të riktheheshim në pjesën e sipërme të klasifikimit për të vazhduar rrugëtimin tonë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme