FIFA U-15 World Cup & Festival 2026/ Shqipëria U-15 fiton edhe ndaj Ruandës

Kombëtarja | 1 orë më parë

Kombëtarja shqiptare U-15 ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që po zhvillohet në Azerbajxhan. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Armand Dama triumfuan me rezultatin 4-0 ndaj Ruandës, duke vijuar me paraqitje pozitive në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Pas fitoreve ndaj Ishujve Turks dhe Kaikos me rezultatin 6-2 dhe Mauritanisë me rezultatin 4-1, Shqipëria zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë, duke arritur të shënojë katër gola dhe ta mbyllë takimin pa pësuar.

Protagonistë në këtë sukses ishin Santiago Perkola dhe Matias Mehmeti, të cilët realizuan nga dy gola secili. Perkola zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të dhe dyfishoi shifrat në minutën e 26-të, ndërsa Mehmeti shënoi golin e tretë në minutën e 29-të dhe vulosi fitoren 4-0 në minutën e 33-të.

Me këtë rezultat, Shqipëria U-15 e mbyll ditën me dy fitore, pas suksesit 4-1 ndaj Mauritanisë në ndeshjen e mëngjesit, duke regjistruar tri fitore në tri takimet e para të FIFA U-15 World Cup & Festival 2026.

Kuqezinjtë do të luajnë nesër dy ndeshjet e fundit të grupit ndaj Vanuatus dhe Bregut të Fildishtë.

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë U-15:

Shqipëri 6-2 Ishujt Turks dhe Kaikos

Shqipëri 4-1 Mauritani

Shqipëri 4–0 Ruandë

Vanuatu – Shqipëri, 26 tetor, ora 10:15

Bregu i Fildishtë – Shqipëri, 26 tetor, ora 17:00


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme