Shpërndarja e 20 mijë librave për bibliotekat shkollore në Shqipëri – Rama: Nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri

Aktualitet | 2 vite më parë

Në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, mbi 20,000 libra artistikë do të shpërndahen për bibliotekat shkollore në të gjithë Shqipërinë. Ky program ka për qëllim të nxisë dashurinë për leximin dhe të mbështesë zhvillimin e aftësive letrare te nxënësit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në rrjetin e tij social Facebook njofton fillimin e shpërndarjes së librave nga Shkolla “Ardian Klosi”, duke e cilësuar këtë si një dhuratë të bukur për festat, duke theksuar rëndësinë e kulturës dhe arsimimit në zhvillimin e brezave të rinj.

“MIRËMËNGJES dhe në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri, nga shkolla “Ardian Klosi”, nisim shpërndarjen e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin, në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme