Autorja Manjola Lloja promovon librin ‘‘Ose në…‘‘ në hollin e RTSH Shkodrës

Në Radio Shkodra do të niste hapat e parë të një rrugëtimi të gjatë në komunikimin publik. 35 vite nga zanafilla e atij momenti, Manjola Lloja iu rikthye kësaj godine, me një profil të ri. Si autore e librit të parë “Ose ne…”, ajo e promovoi atë, rrethuar nga miq zemre në intimitetin e bisedës rreth veprës.
“Libri është hipoteza e një sociologeje që ka vëzhguar edhe që kërkon të kuptojë realisht në është kaq problem mungesa e intimitetit në bisedë mes një çifti, mes njerëzve në marrëdhëniet mes tyre. Ky ka qenë qëllimi im” tha Manjola LLoja për RTSH.
Një risi në letërsinë shqiptare e konsiderojnë këtë libër disa nga figurat e spikatura shkodrane.
Ledia Dushi, redaktore e librit veçon stilin dhe energjinë.
Ermira Aliaj, pedagoge në UNISHK, tha se libri nuk është dicka e mirëfilltë artistike, por është një libër që ka sjellë një mënyrë shkrimi,leximi dhe komunikimi.
Valbona Karakaçi pegagoge në UNISHK, tha se libri “Ose ne.. është një risi në letërsinë shqiptare, avantagrdë e një letërsie eksperimentale.
Poetja Arjola Zadrima tha se libri sjell diçka inovative për letërsinë shqiptare.
Pas Tiranës dhe Shkodrës, turi i promovimit të librit “Ose ne…” do të vijojë në qytete të tjera të vendit dhe jashtë tij.
Gazetar: Marjo Gjini
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



