Abissnet Superiore në RTSH/ Zgjidhet formacioni më i mirë i javës 7, Bellai në stol

Abissnet Superiore | 3 minuta më parë

Drejtoria teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 7-të në kampionatin Abissnet Superiore, pas ndeshjeve të fundjavës që shkoi. Skema e përzgjedhur është 3-5-2, ndërsa trajneri më i mirë i javës është shpallur Arjan Bellai i Vorës.

Në formacionin e kësaj jave përfaqësohen pesë skuadra të kampionatit, me Egnatian që ka tre lojtarë të përzgjedhur, ndërsa Vora, Tirana dhe Skënderbeu përfaqësohen me nga dy futbollistë. Një lojtar kanë edhe Teuta dhe Vllaznia.

Në portë është përzgjedhur Levan Tandilashvili i Egnatias. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Jurgen Vrapi i Vorës, Georgios Lagonidis i Skënderbeut dhe Geralb Smajli i Egnatias.

Mesfusha përbëhet nga Bernard Karrica i Vorës, Ergis Arifi i Teutës, Ardit Krymi dhe Bernard Berisha të Tiranës, si dhe Esat Mala i Vllaznisë.

Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bismark Charles i Skënderbeut dhe Daniel Adjessa i Egnatias. Trajneri më i mirë i javës së 7-të është vlerësuar Arjan Bellai, pas fitores 4-1 të Vorës ndaj Partizanit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme