Aderimi në Bordin e Paqes/ Balla apel opozitës: Ta votojmë unanimisht këtë ftesë historike që vlerëson rolin e Shqipërisë në paqen globale

Politikë | 9 muaj më parë

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur sot seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi dhe miratimi i projektligjit për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, një nismë e re ndërkombëtare që synon stabilitetin dhe paqen globale.

Në fjalën e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e marrëveshjes, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, theksoi se kjo marrëveshje nuk sjell asnjë barrë financiare për vendin:

“Kjo marrëveshje tregon edhe një partneritet të shkëlqyer me SHBA. Sot Kuvendi i Shqipërisë thirret për të marrë një vendim për një ftesë tepër të veçantë politike dhe historike, që shkon përtej rendit të zakonshëm të ditës, ku Republika e Shqipërisë dhe kryeministri i saj, Edi Rama, janë ftuar të jenë vend anëtar themelues dhe anëtar i bordit.”, – u shpreh Balla, duke shtuar se ky hap tregon edhe një partneritet të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai e cilësoi ftesën për Shqipërinë si një moment politik dhe historik, që shkon përtej rendit të zakonshëm të ditës:

“Vend ynë shihet si një aktor që kontribuon në zgjidhje të rëndësishme globale për paqen dhe jo thjesht si dikur një pjesë periferike e tyre. Kjo ftesë nuk është diçka e zakonshme, nuk është formale dhe nuk është simbolike.”

Balla nënvizoi se kjo ftesë përbën një vlerësim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar për rolin konstruktiv dhe të besueshëm të Shqipërisë në politikën globale:

Ai shtoi se kjo ftesë nuk është formale apo simbolike, por një angazhim real dhe i rëndësishëm.

Në letrën e drejtuar kryeministrit Rama, vijon Balla,  presidenti amerikan Donald Trump e cilëson këtë nismë si një përpjekje historike dhe madhore:

“Kjo është një përpjekje historike dhe madhore, duke theksuar nevojën për një qasje të re në ndërtimin e paqes, një qasje e natyrës pragmatike e ndërtuar drejt rezultateve konkrete për të sjellë paqe kudo ku në botë ka konflikte, sikurse është situata e Gazës. Larg modeleve tradicionale burokratike që kanë dështuar të prodhojnë stabilitet afatgjatë.”

Ai tha se, Trump thekson se ky mekanizëm synon të shmangë modelet tradicionale burokratike që kanë dështuar të prodhojnë stabilitet afatgjatë.

Balla sqaroi se sipas Kartës që do të shqyrtohet sot në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme, e më pas në seancë plenare, Bordi i Paqes është organizmi i duhur ndërkombëtar për të garantuar stabilitetin dhe qeverisjen e ligjshme.

Duke iu referuar Kartës që do të shqyrtohet sot në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme, e më pas në seancë plenare, Balla tha se “Bordi i Paqes është organizmi i duhur ndërkombëtar që synon stabilitetin, që na duhet për rivendosjen e paqes por edhe qeverisjes së ligjshme dhe të besueshme dhe sigurimin që paqja kudo në botë të jetë e qëndrueshme, gjithmonë sikurse e nënvizon edhe letra e Presidentit Trump, gjithmonë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”

Mw tej Balla e cilësoi këtë si një kalim simbolik dhe politik për Shqipërinë.

“Pikërisht në këtë frymë, Shqipëria është ftuar që të jetë jo më si një vazhduese por si bashkëarkitekt i një mekanizmi të ri ndërkombëtar për paqen. Ky është një kalim simbolik dhe politik, nga dikur periferia e diskutimeve globale në qendër të tryezës së vendimmarrjes.”

Taulant Balla theksoi se kjo është një dëshmi domethënëse se në politikën ndërkombëtare të sotme madhësia e një vendi nuk përcakton më peshën e tij politike, por atë e përcakton besueshmëria, koherenca dhe vendosmëria për të qenë partner i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë.

Ai tha se është e nevojshme t’u sqarohet qytetarëve se pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë nismë nuk cenon sovranitetin e vendit, nuk imponon asnjë detyrim financiar dhe mbetet plotësisht vullnetare.

“E rëndësishme, të marrin në konsideratë nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar duhet ta dimë nevojën e fillimit sa më parë punën e këtij bordi dhe ti themi qytetarëve duke sqaruar edhe disa elementët që janë dëgjuar edhe në këtë rast shumë të pavërteta, të cilat nuk e gjej dot shpjegimin pse duhet thënë. Karta garanton se asnjë shtet nuk e humbet sovranitetin e tij. Asnjë detyrim nuk i imponohet Shqipërisë, pjesëmarrja është vullnetare, edhe financimi është vullnetare. Anëtarët e bordit kanë zë të barabartë. Në këtë frymë Shqipëria është ftuar të jetë jo si vëzhguese por si bashkë-arkitekte. Është kalim simbolik. Është një dëshmi domethënëse se madhësia e një vendi nuk ndikon peshën e tij politike. Procesi do filloj nga java e ardhshme me një prezencë të përfaqësues të Shqipërisë, kryeministrit Rama në Bordin e Paqes.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme