Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush, një bazë ajrore lundruese që mund të mbajë mbi 80 avionë, është nisur drejt Lindjes së Mesme për t’u vendosur në Komandën Qendrore të SHBA-së, sipas raportimeve të CBS News.
Kjo lëvizje vjen pasi grupi goditës i aeroplanmbajtëses ka përfunduar stërvitjen e planifikuar dhe pritet t’i bashkohet operacioneve amerikane në rajon, veçanërisht në lidhje me Iranin.
Dy shkatërrues me raketa të telekomanduara, USS Donald Cook dhe USS Mason, janë nisur gjithashtu këtë javë drejt Lindjes së Mesme, ndërsa USS Ross ka lundruar nga SHBA, megjithëse destinacioni i tij ende nuk është bërë i ditur.
Ndërkohë, sipas një raporti të Wall Street Journal, SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të 10,000 trupave të tjera në Lindjen e Mesme, në një kohë kur negociatat indirekte me Iranin janë duke u zhvilluar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




