Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin

Aktualitet | 9 muaj më parë

Një aksident i rëndë rrugor me pasoja fatale është regjistruar në fshatin Fier-Shegan, në segmentin e aksit kombëtar Lushnjë-Berat.

Sipas informacioneve të para të policisë një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa AB 929 MT ka përplasur për vdekje një këmbësor 60-vjeçar, i identifikuar si Enver Pepa, banor i fshatit Fier-Shegan.

60-vjeçari, i cili po tentonte të kalonte rrugën, u godit nga mjeti dhe, pavarësisht transportit të menjëhershëm me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Drejtuesi i automjetit është identifikuar si E.K 35 vjeç, po ashtu banor i fshatit Fier-Shegan. Ai është ndaluar nga Policia dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po kryhen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë / Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Berat–Lushnjë”, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme