Aksidentet rrugore në janar u ulën me 23.2%. INSTAT: Grup-mosha problematike 25-34 vjeç

Aktualitet | 8 muaj më parë

Në muajin janar 2026 janë regjistruar 96 aksidente rrugore, në të cilat 149 persona kanë mbetur të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 23,2 %.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se shkaku kryesor i aksidenteve vijon të mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve.

Gjatë muajit janar 2026, 85,4 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grup-mosha 25–34 vjeç paraqet numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 31,3 % të numrit gjithsej të rasteve të regjistruara në këtë periudhë.

Sipas ditëve të javës, numri më i lartë i aksidenteve është shënuar ditën e premte me 21,9 %, ndërsa numri më i ulët është regjistruar ditën e martë me 6,3 %.

Ndërkohë, numri më i madh i aksidenteve rrugore është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes, duke përbërë 24,0 % të numrit total të aksidenteve rrugore, thuhet në publikimin e INSTAT-it.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme